Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
08 mars 2022
| 17:30
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në ditët në vazhdim do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Ky institut ka theksuar se se do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të borës, kryesisht ditën e enjte,
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.