Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
19 korrik 2022
| 23:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vapë në dy ditët e ardhshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë celsius.
Indeksi UV në vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse.
Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.