Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.
“Vranësirat do të jenë jostabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell”.
“Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, ka njoftuar IHK-ja.