Parashikimi i motit për fundjavë

28 korrik 2023 | 17:13

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në një komunikatë ka thënë se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Të dielën do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha . Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se Komisioni…