Parashikimi i motit për fundjavë, temperaturat do të arrijnë në 36 gradë

21 qershor 2024 | 17:01

Nesër (e shtunë) parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36 gradë celsius.

Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

Nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës është bërë me dije se nga java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, i ka caktuar masën…