Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka publikuar të dhënat për motin Java e ardhshme pritet të sjellë shi e borë. “Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbaj mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
“Të hënën parashihet të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të shoqërohen me fjolla bore. Nga e marta deri të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Nga pasditja e së enjtes, kryesisht gjatë natës parashihen reshje kryesisht në formë bore dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Sa i përket fushave barike, pos ditës së hënë, ditët tjera do të kenë ngritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Masat e ajrit do të kenë qarkullim të mjaftueshëm dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale parashihen të bijnë deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 7 gradë Celsius. “Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 11m/s”, përfundon komunikata e IHMK-së.