Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java në vijim do të karakterizohet nga depërtimi i fushave të presionit të ulët nga Atlantiku dhe masave të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit.
“Nën këto kushte ditën e hënë priten reshje shiu që më vonë do të shndërrohen edhe në reshje bore, e pritet të vazhdojnë paraditen e ditës së martë. Edhe ditën e enjte priten reshje shiu, të cilat në mbrëmje do të përzien me bore”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot të butë dhe rritje graduale të temperaturave.
11.03 – Kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje më ftohtë, shiu do të shndërrohet në borë, që pritet të vazhdojë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intensive.
12.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Paradite reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.
13.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
14.03-15.03 – Të enjten kryesisht vranët, kohë pas kohe me shi. Në mbrëmje shi dhe borë, që më vonë do të shndërrohen në borë. Ditën e premte kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
Temperatura e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 6C deri në -4C, e maksimalet nga 13C deri në 4C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga krahu verior 5-14m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.