Parashikimi i motit për javën e ardhshme
06 qershor 2021
| 23:44
Instituti Hidrometerologjik njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.