Parashikimi i motit për javën e ardhshme
08 gusht 2021
| 20:49
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i nxehtë do të vazhdojë të mbajë edhe në javën e ardhshme. Nga dita e hënë deri të mërkurën mund të ketë ndryshim të motit, mirëpo jo në tërë territorin.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31—36 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillat e IKSHPK-së që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas këtij njoftimi, do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga juglindja dhe jugperëndimi.