Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Dy ditëve të fundit të gushtit pritet të jenë vranësira dhe diell. Temperaturat të martën do të jenë në rritje , ndërsa nga e mërkura sërish do të këtë rënie të tyre, ku priten mundësi për të reshura shiu, ka parashikuar “Prishtina Weather”.
Në dy ditët e fundit të muajit gusht paraqiten kushte për mot më të qëndrueshëm, me më shumë diell ditën e martë dhe me rritje të temperaturave.
Të mërkurën depërtimet e masave të ftohta ajrore sërish do të ndikojnë në uljen e temperaturave, e priten edhe të reshura shiu, vende-vende edhe me bubullima. Nga dita e enjte moti do të jetë i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell ditën e premte. Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë do të ketë vranësira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, si koncentrimi i grimcave të materies, por edhe i ozonit sipërfaqësor kryesisht do të jenë brenda vlerave të pranueshme.
Indeksi i rrezeve UV vetëm në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16 celsius.
Datat:
30.08 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me diell.
31.08 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare.
1.09 – Në mëngjes kthjellime. Ditën më ftohtë, me vranësira dhe mundësi për shi me bubullima.
2.09 – Pjesërisht vranët.
3.09 – Kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10C e 13 celsius, deri të premten zbresin edhe në 9 celsius. Maksimalet rriten deri në 27 celsius ditën e martë, për të pësuar rënie sërish ditën e mërkurë dhe të enjte në 22 celsius.
Do të dominojë kryesisht era nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale ditëve të ardhshme.