Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

20 qershor 2021 | 20:21

Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme.

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë.

Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. “Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se…