Parashikimi i motit për javën e parë të vjeshtësb

25 shtator 2022 | 16:47

Java e parë e vjeshtës parashihet të ketë kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Dita e hënë fillon me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Kushte afërsisht të ngjashme të motit priten edhe ditën e martë ku përveç reshjeve parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

Të mërkurën vranësira më të theksuara dhe më pak reshje të cilat nuk do të përfshijnë  gjithë territorin. Të enjten dhe të premten mot më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në ujërat…