Parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

03 qershor 2024 | 08:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm.

Sipas njoftimit të IHMK-së gjatë këtyre ditëve riga shiu parashihet të ketë në sasi të ulëta.

“Me temperatura dy shifrore në të dy vlerat ekstreme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Njoftimi i plotë:

Mot relativisht i qëndrueshëm dhe me temperatura dy shifrore në të dy vlerat ekstreme. Riga shiu parashihen në sasi të ulëta.

E hënë-Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës në disa zona parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E martë –Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit ,parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.

E mërkurë-Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-3m/s.

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E premte-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jen relativisht të mira dhe stabile.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e…