Parashikimi i motit për këtë javë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat pasditen e së hënës do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Reshje shiu parashihet të ketë edhe ditën e marte dhe të enjte. Temperaturat minimale do të shënojnë rritje krahasuar me minimalet e ditëve të fundit, ndërsa temperaturat maksimale mbeten pothuaj konstante me ditët paraprake”.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar, kështu që kushtet bio-meteorologjike do të jenë të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, ndërsa reshjet e shiut do të ndikojnë shumë pozitivisht në fushën e bujqësisë, sidomos për përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore”, ka njoftuar IHMK.