Parashikimi i motit për nesër

15 maj 2021 | 16:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

Si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrezë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën…