Parashikimi i motit për nesër

28 gusht 2021 | 17:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtunë (28.08.2021), për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diele. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur…