Parashikimi i motit për nesër
04 dhjetor 2018
| 22:02
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar për parashikimin e motit për ditën e nesërme.
Sipas IHMK-së, në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë depërtim të masave ajrore relativisht të ftohta të cilat do të ndikojnë në rënien e temperaturave minimale deri në vlera negative. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.