Parashikimi i motit për sot
28 shkurt 2019
| 22:37
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot gjatë pjesës së parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë.
Pasdite do të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona.
“Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 1deri në 3 gradë, kurse maksimalet do të lëvizin nga 11 deri në 14 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik.
Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi nga 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.