Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim
08 nëntor 2020
| 14:52
Gjatë këtyre pesë ditëve të do të vijoj mot kryesisht i ngjashëm. Kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.