
Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Në disa vise ende priten reshje afatshkurtra bore sidomos në viset malore. Pasdite dhe në mbrëmje atmosfera do të ketë tendencë kthjellimi të plotë. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -10 gradë Celsius, ndërsa maksimale nga 0 në Rrafshin e Kosovës deri në 2 gradë Celsius në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Acar i fortë sidomos në viset kontinentale e në veçanti në zonat malore. Ftohtë në të gjitha viset, por normalisht më butë në zonat mesdhetare.
Acari i fortë do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme sidomos orëve të mbrëmjes, natës dhe mëngjesit. Edhe ditët do të jenë të ftohta, por temperaturat mund të fillojnë të rriten lehtazi. Në fundjavë dukshëm më butë, por ende me acar të mëngjesit./MeteoBallkan