Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

07 maj 2020 | 20:58

Dita e premte në vendin tonë, do të karakterizohet me mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Kështu thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Indeksi UV mbetet në vlera të larta, lagështia relative e ajrit do të zbresë nën vlerat e normales, prandaj këshillohet që në orët e mesditës të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftim. (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Strategjitë e liderëve në botë kanë qenë nga më të…