Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht gjatë natës dhe pjesës së dytë të ditës së enjte”, thuhet në njoftim.
IHMK parashikon se temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike, sërish do të regjistrojë vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare”, përfundoi njoftimi i IHMK-së.
/Epoka e re/