Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

30 maj 2021 | 16:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjell me shi dhe intervale me diell. Shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”.

“Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëfime nga i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës,…