
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.
“Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili ne dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike”.
“Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, ka njoftuar IHK-ja.