Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
30 qershor 2019
| 23:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe në pesë ditët e ardhshme, do të përballemi me temperatura të larta.
Sipas IHMK-së, java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë.
Po ashtu sipas IHMK-së, të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. Më poshtë, i gjeni temperaturat për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit tonë”, thuhet në njoftim.