Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
“Prishtina Weather” ka njoftuar se java që do të hyjmë do të jetë me mot jostabil.
“Kryesisht vranësira dhe të reshura shiu kohëpaskohe, të shoqëruara edhe me bubullimë. Më shumë intervale me diell të enjten dhe të premten”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.
Temperaturat përcjellin vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten do të ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet prej 12C deri 16C.
16.04.2023 – Mot i paqëndrueshëm po paraqitet në javën e tretë të muajit prill. Vransirat do të jenë më dominuese, sidomos në fillim të javës. Që nga e hëna në mëngjes të reshura shiu kohëpaskohe shfaqen përgjatë ditëve vijuese. Orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh që shoqërohen edhe me bubullimë. Ditën e enjte dhe të premte, do të mbajë mot më i ndryshueshëm, ku do të ketë edhe intervale me diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në kushte qetësie orëve të mbrëmjes ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve e vlerat e çastit të kalojnë në të dobëta apo pashëndetshme, sikurse ditën e martë.
17.04 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit.
18.04 – Vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Pasdite të shoqëruara edhe me bubullimë.
19.04 – Vransira e intervale me diell. Nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullimë.
20.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu e bubullimë.
21.04 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.