Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

07 maj 2023 | 15:05

Në Kosovë javën e ardhshme pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës.

“Do të ketë diell, por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh”, ka njoftuar IHMK-ja.

Të martën pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu.

“Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë”, thuhet tutje.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, pothuajse me gjithë parametrat e ditës së martë, ndërkaq të enjten do të kemi mot jo të qëndrueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por as rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq, pas finales së Kupës së Spanjës ka treguar…