Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Sipas PW, moti do të jetë kryesisht me diell dhe më nxehtë gjatë javës në vijim.
“Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu”, ka njoftuar Prishtina Weather.
13.08.2023 – Mot stabil parashihet gjatë javës vijuese mbi vend, ku do të ketë intervale më të gjata me diell. Ditën e martë, orëve të pasdites priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë. Mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu mbeten edhe nga dita e mërkurë, por se më të lokalizuara përreth viseve malore. Temperaturat gradualisht shënojnë rritje me maksimale që shkojnë deri në 30C e 31C, ndërsa ato minimale zbresin në 14C e 16C. Niveli i ndotësve ajror do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites vende-vende rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që mund të shtyjë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare të ndotjes, mirëpo përkohësisht.
14.08 – Kryesisht me diell e më nxehtë.
15.08 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
16.08 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për rrebesh shiu me bubullimë.
17.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.
18.08 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu rreth zonave malore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, kryesisht nga veriu e verilindja.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera më të larta mbi normale, me tendencë të rënies graduale.