Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar për motin për pesë ditët e ardhshme.
Sipas kësaj faqeje në “Facebook” moti do të jetë stabil në javën e fundit të vitit dhe më i ngrohtë nga mesataret.
Kryesisht moti do të jetë me diell, e ultësira mjegull apo vranësira të ulëta.
24.12.2023 – Fusha të sipërme të presionit të rritur përqendrohen përgjatë rajonit javën e fundit të vitit, që edhe do të kushtëzojnë mot më stabil mbi vend dhe më të ngrohtë në aspektin termik, me temperatura maksimale prej 10C deri 12C e 14C. Do të ketë më shumë kthjellime. Shkaku i inverzionit të temperaturës masa më të ftohta ajrore mund të mbeten përgjatë pjesëve të ulëta të vendit, që edhe formojnë mjegull, e cila në raste mund të mbetet më gjatë edhe orëve të pasdites. Nën këto kushte temperaturat mbeten më të ulëta, edhe për 4C e 6C. Temperaturat minimale zbresin deri në 0C e -1C.
25.12 – Kryesisht me diell dhe butë. Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.
26.12 – Në mëngjes ultësirave mjegull. Ditën kryesisht me diell e butë.
27.12 – Kryesisht me diell. Ultësirave mjegull që mund të mbetet edhe gjatë ditës.
28.12 – Kthjellët dhe me diell. Ultësirave mjegulla mund të mbetet edhe gjatë ditës.
29.12 – Pas mëngjesit me mjegull ultësirave, ditën kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Qetësitë dominojnë gjatë kësaj jave. Herë-herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Të premten frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 3-7m/s.
Shtypja atmosferike në rritje dhe mbetet e lartë mbi vlera normale.