Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
“Periudha me shi gjatë javës. Të hënën më shumë të reshura shiu dhe erë”, thuhet në njoftimin për medie.
“10.03.2024 – Të reshura shiu po parashihen për javën e dytë të muajit mars. Të reshurat pritet të jenë më të shumta ditën e hënë, kryesisht më vonë pasdite, pas qetësimit të erërave jugore që do të frynë mjaft fuqishëm nga mesdita, me hove edhe deri në 20m/s (70km/h). Të martën reshjet paraqiten si rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Riga lokale shiu ka gjasa të shfaqen edhe ditën e mërkurë dhe enjten. Intervale me diell e vranësira parashihen për ditën e premte. Temperaturat nga 12C e 14C, në fillim të javës zbresin deri në 10C nga mesi i javës. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C. Erërat ndryshojnë drejtimin ditën e mërkurë nga krahu verior e frynë të lehta dhe mesatare 2-9m/s”, ka njoftuar PW, duke theksuar se të reshurat dhe erërat do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë ditëve të ardhshme.
“Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta të ndotjes”. 11.03 – Kryesisht me vranësira dhe erë të fuqishme jugore. Nga mesdita priten të reshura shiu, që vijnë duke u intensifikuar gjatë mbrëmjes. 12.03 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe shiu dhe bubullima. 13.03 – Vranësira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. 14.03 – Intervale me diell dhe vranësira, me mundësi për riga lokale shiu pasdite. 15.03 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes pas rënies në fillim të javës”, ka njoftuar Prishtina Weather.