
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
17 mars 2024
| 14:28
“Prishtina Weather” ka njoftuar se si do të jetë moti në pesë ditën në vazhdim.
Sipas këtij njoftimi, të martën do të ketë rënie temperaturash dhe shi.
Ndërsa nga e mërkura ditët pritet të jenë me më shumë diell.
Moti për pesë ditët e ardhshme:
18.03 – Mot i butë. Paradite intervale me diell. Gjatë ditës vranësira e mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
19.03 – Më ftohtë dhe shi orëve të para të ditës. Deri në mbrëmje vranësirat shpërndahen.
20.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.
21.03 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell e më butë.
22.03 – Butë. Intervale me diell dhe vranësira.
Shtypja atmosferike përreth vlerave normale në fillim të javës, e më pas shënon rritje.