Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

14 korrik 2024 | 12:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Sipas këtij instituti, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vapë.

E hënë – Mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth maleve, ku vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

E martë – Moti me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtë si 1-2m/s.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimitë me shpejtësi 1-4m/s.

KUJDES:
Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, parashihen rreth 60 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.

Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj thotë se paramilitarët serbë që në…