Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

15 dhjetor 2024 | 15:28

Java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga e premtja parashihen riga shiu, ndërsa vikendi me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për riga shiu dhe fjolla bore.

E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes.

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shumë zona paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia po tërheq ushtrinë e saj nga vijat e frontit…