Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë kryesisht mot me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat e ngricat gjatë mëngjeseve.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat do të lëvizin nga -6 gradë celsius deri në 12 gradë celsius.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë: Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.
E martë: Moti me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale ndërmjet -3 deri 1°C, maksimale 6-9°C. Erë e lehtë nga juglindja.
E mërkurë: Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale -2 deri 2,ndërsa maksimalet 7-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.
E enjte: Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale -2 deri 2°C, maksimale 8-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E premte: Moti me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C.