Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

28 shkurt 2021 | 15:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë celsius. Në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s. Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, sepse ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në stadet e para të Troposferës”, është thënë në njoftimin e IHK-së.

Më tej në njoftim theksohet se: “kushtet Agrometeorologjike do të jenë të shkëlqyera, me theks të veçantë në fushën e pemëtarisë, sepse, për shkak të temperaturave të ulëta, kryesisht gjatë natës, bujku mund ta kryen procesin e krasitjes së pemëve, sepse edhe është afati optimal i kryerjes së këtij procesi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier Ligë. “Topçinjtë”…