Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
“Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. Dita e martë do të vijoj me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu. Të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore. Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHK-ja.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik.
“Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës”, ka njoftuar ky institut.