Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
07 mars 2021
| 09:17
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Sipas IHK-së, parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.
“Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, ka njoftuar IHK-ja.