Parashikimi i motit për sot
16 tetor 2018
| 08:51
Edhe në ditët në vijim parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga 5 deri në 7 gradë celsius, e maksimalet nga 22 deri në 23 gradë celsius.
Gjatë fundjavës, kjo situatë pritet të ndryshojë, ku priten edhe mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave.
Do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike edhe pse do të pësojë rënie të lehtë, mbetet lartë mbi vlera normale.