
Parashikimi i motit për sot
01 nëntor 2018
| 08:14
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdoj t’i mbajë vlerat e larta. Ndërkaq, do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugperëndimi.