Parashikimi i motit për sot

04 nëntor 2018 | 09:30

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas këtij institutit, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë  Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Luginën e Preshevës mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional…