Parashikimi i motit për sot
05 nëntor 2018
| 08:22
Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t’i takojnë shtresave të mesme dhe të larta të troposferës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s.