Parashikimi i motit për sot

07 nëntor 2018 | 08:36

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, kjo si pasojë e fushave anticiklonike të spostuara ditë më parë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit dhe njëkohësisht të bllokuara në pjesën më të madhe të gadishullit Ballkanik. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes. Në bazë të parashikimeve synoptike, reshje shiu të mjaftueshme priten në gjysmën e dytë të muajit, kurse  ky 15- ditëshi i parë mbetet me deficit të reshjeve krahasuar me periudhë e njëjtë të viteve tjera”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar për…