
Parashikimi i motit për sot
12 dhjetor 2018
| 08:45
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Nëpër ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius. Masat e ajrit me presion të lartë vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.