Parashikimi i motit për sot

05 shtator 2018 | 08:39

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHMK-ja ka njoftuar se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, ndërsa do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi  1-11m/s”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të martën që të…