Parashikimi i motit për sot
12 nëntor 2019
| 10:36
Në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale parashihen të jenë 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.