Parashikimi i motit për sot

26 qershor 2020 | 08:36

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell, ndërsa të shtunën do të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell, ndërsa të shtunën parashihet të ketë riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Istogut gjatë ditës së sotme një person…