Parashikimi i motit për sot
10 qershor 2021
| 10:23
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.