Parashikimi i motit për sot
14 shtator 2021
| 07:32
Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.