
Parashikimi i motit për sot
27 gusht 2022
| 09:09
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjellura me rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.