Parashikimi i motit për sot
08 tetor 2023
| 08:18
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërkaq gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga pesë deri në nëntë gradë celsius, derisa ato maksimalet nga 25 deri në 27 gradë celsius.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-53 km/h.